Shoqata Ekologjike Ambienti në bashkëpunim me Qendren rajonale të mjedisit në Kosovë me përkrahjen financiare të Agjensisë Suedeze për zhvillim ndërkomtar “Sida” është duke zbatuar programin për mbeshtetjën e qëndrueshme të shoqëris civile mjedisore “Species” në Kosovë, SHEA në programin Species është fokusuar në sektorin e mbeturinave përkatësisht trajtimin ekologjik të mbeturinave që filloi sot me një konferenc në Dragash ku u bisedua e njëherit u dhan edhe rekomandime për trajtimin e mbeturinave në komunën tonë.
Në ketë takim ishin të pranishem sektor të ndryshem duke filluar nga pjestar të qendrës rajonale të mjedisit, zyrtar nga komuna e Dragashit, përfaqësues nga kompania eko regjioni, nga policia e Kosoves e nga shoqeria civile. Bisedimi filloi me shpjegimin e gjendjes aktuale nga perfaquesi i komunës z.Selami Saiti e u vazhdua nga menagjerja e programit Species znj. Ferdeze Bekteshi.
Menagjeri i Eko-regjionit z.Sali Shala ankohët për mos pagesen e sherbimeve të Eko-regjionit nga ana e qytetareve e si shkak i mos pagesës vjen deri tek mungesa fondeve për mekanizma që qojn në rritjen e kapaciteteve punuese, ndërsa z.nexhat isufi shprehet se problemi nuk është tek cmimi i sherbimit por tek vedijesimi i qytetareve.
Programi vazhdon me prezentimin e kampanies Trajtimi Ekologjik i mbeturinave si dhe jepen rekomandime nga perfaqsuesit e shoqatës ekologjike Ambienti z.Luan Flugaj e z.Reshat Reshiti.

©TVOPOJA