Në kuadër të grantit të përformancës për komunat, kryetari i komunës Shaban Shabani nënshkroi marrëveshjen e mirëkuptimit për bashkëfinancim ndërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim( SDC/DEMOS) dhe Komunës së Dragashit për bashkëfinancimin e projektit ” Renovimi i aneksit dhe sallës së Kuvendit Komunal”.


Projekti ka vlerën para llogaritare prej 100,000€.
MAPL financon këtë projekt në vlerë prej 87,868€ ndërsa Komuna e Dragashit nga buxheti i saj financon këtë projekt me 12,132€ .

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here