Klubi i Prizrenit në futsal mbrëm festoi futjen në superligë, superligën Prizreni e kishte siguruar më herët, e festa ishte e planifikuar që të bëhet në ndeshjen ku Prizreni ishte vendas kundër FC KATANA nga Gjilani me 5 maj, por në ketë ndeshje musafiret nuk udhëtuan për në Prizren me ç’rast festa nuk mundë të bëhej.

Ndeshja e radhës për FC Prizrenin ishte si musafir i FC Vjeshtës në Gjakovë, por me kërkes të FC Prizrenit dhe falë pranimit të kësaj kërkese nga klubi i Gjakovës ndeshja në mes Prizrenit dhe Vjeshtës u luajt në Prizren para publikut Prizrenas të cilët ishin siguruar që të festojnë kualifikimin për në superligë me një atmosferë të mrekullueshme.

Ndeshja në mes FC Vjeshtës dhe FC Prizrenit përfundoi me një rezultat 3-6 në favor të ekipit nga Prizreni, një ndeshje me raste të shumta e me një atmosfer të mrekullueshme.

© TVOPOJA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here