Sot në Bellobrad është festuar dita e shkollës Sezai Surroi , në një program ku ishin të pranishëm zyrtar nga komuna e Dragashit, musafir nga shkolla Elmaz Ademi Kukës si dhe drejtor e arsimtar nga shkollat e komunes tonë.

Programin e filloi drejtori i shkollës z. Ziqiri Skenderi, i cili uroi nxënesit dhe arsimtarët dhe njëherit u dha merita të gjithë atyre që hargjojnë energji për zhvillimin e arsimit në ketë shkollë.

Fjalen e morën edhe nënkrytetari i kuvendit komunal z. Selami Saiti i cili kujtoi kontributin shekullor si dhe sakrificat e mëdha të mësuesve, si dhe drejtori i drejtoratit të arsimit z. Vloran Cenaj i cili shprehu se shkolla është vëndi më i frekuentuar dhe me i dashur, njëherit ai premtoi mbeshtetje dhe zhvillim në arsim.

Në emer të stafit dhe nxënesve të shkollës Elmaz Ademi, z.Fadil Shaqiri uroi për ditën e shkollës si dhe foli për bashkpunimin e mrekullueshëm në mes shkollave me ç’rast i dhuroi shkollës Sezai Surroi një punim si dhurat që tregon lidhjën vllazërore nërmejt këtyre dy shkollave.

Në ketë program u vlersua edhe puna e arsimtarëve që do të pensionohën ketë vit, ku u shperblyen me nga një dhurat simbolike si kujtim për ta.

Programi festiv vazhdoi me performancën e shkollës Elmaz Ademi si dhe poezi e valle nga nxënesit e shkollës Sezai Surroi.

©TVOPOJA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here