Bazuar në vendimin e Asamblesë Komunale, Kryetari i Komunës z.Shaban Shabani dhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash z.Osman Mehmeti, nënshkruan marrëveshjen për kompenzimin e shpenzimeve të varrimit duke filluar nga 1 qershori 2018 në vlerë prej 100 € për secilin rast. Mjetet për këto shpenzime do të sigurohen nga Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim.